Paris Saint-Germaini është njëri prej klubeve të mëdha evropiane që ia kanë mësyrë Rafael Leaos.
Sulmuesi i krahut po shkëlqen në fanellën e “Rossoneri” dhe është bërë objektiv i klubeve të njohura.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “Media Foot”.
Milani e ka vendosur klauzolën e shkëputjes së kontratës së lojtarit prej 150 milionë eurosh dhe klubi nga “Parku i Princave” është i gatshëm ta paguajë këtë shumë.
Përfaqësuesi portugez lidhej me një kalim të mundshëm në Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës, por nuk kishte diçka më konkrete në këtë drejtim.
E zyrtari i PSG-së, Luis Campos po e përgatit terrenin për transferimin e njërit prej lojtarëve më të mirë në Itali të dy sezoneve të fundit.