Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani, është e tronditur me ikjen e hershme në amshim të futbollistit të mirënjohur Afrim Kuçi.
“U nda nga jeta ish-futbollisti Afrim Kuçi!
Lajmi për vdekjen e Afrim Kuçit, njërit prej sportistëve shqiptarë në Gjermani solli dhembje të madhe tek komuniteti sportiv e spotdashës në Gjermani, Kosovë e më gjërë. Afrimi Kuçi ishte futbollist i talentuar, duke u formuar në Kosovë, në juniorët e Trepçës së Mitrovicës dhe ekipin e Rudarit të Stan Tërgut.
Në Evropë ai luajti në Ligën e dytë suedeze (Modo FF), në Ligën e parë të Polonisë (Wislla Krakovë) dhe pastaj në Gjermani, në Ligën e tretë, Regionalliga, për SF Siegen. Pastaj kaloi në Eintracht Braunschweig, ku pësoi një atak dhe prej atëherë pa dëshirë u nda nga futbolli gjysëmprofesinal, për ta mbyllë karriern në 1. FC Eschborn, afër Frankfurtit.
Është futbollisti i parë nga Kosova (pas portierit Beqaj) që mori ftesën nga selektori i atëhershëm Astrit Hafizi, për të luajtur për kombëtaren shqiptare dhe pak ditë para ndeshjes kundër Qipros lindin disa probleme të cilat atë e lanë jashtë kombëtarës.
Ndarja nga jeta e një ish-futbollisti, një njeriu të çmuar që krijoi rrjet të gjërë të shoqërisë në Gjermani është një humbje e madhe për familjen, shoqërinë dhe futbollin shqiptar.
U prehte në paqe miku ynë Afrim Kuçi.
Ngushëllime familjes, të afërme dhe miqëve të tij të shumë”, shkruan në telegram ngushëllimin e FFShGj-së.