Ndeshja e Kupës së Shqiprërisë mes Dinamos dhe Butrintit e planifikuar për t’u luajtur ditën e sotme, nuk do të zhvillohet.
Klubi sarandiot nuk ka mundur të udhëtojë për në kryeqytet si pasojë e mungesës së lojtarëve, ndërsa një tjetër justifikim është edhe distanca ku duket se buxhti për të përballuar një transfertë të tillë mungon.
Kujtojmë se në ndeshjen e parë në Sarandë ndaj Butrintit, Dinamo fitoi minimalisht me rezultatin 0-1 falë golit të Diogo Da Silva.
Në këtë formë, Dinamo kalon automatikisht në raundin tjetër të Kupës aty ku pret fituesen e çiftit Kastrioti-Vora.