Agjenti i mesfushorit të Chelseat, Jorginho raportohet se është parë në Barcelonë.
Kontrata e italianit me origjinë braziliane skadon në fund të këtij sezoni, dhe e ardhmja e Jorginos mund të jetë larg Londrës.
Sipas mediave të huaja, agjenti i lojtarit ditëve të fundit është parë në Barcelonë.
Barcelona është duke kërkuar pasardhës te Sergi Busquets, dhe siç raportohet, Jorginho është në listën e ‘Blaugranave’, edhe pse Chelsea është duke përgatitur ofertën e re për yllin e tyre.