Jorgji vendos drejtësi në Real Sociedad-  Sheriff Tiraspol

Futboll

Jorgji vendos drejtësi në Real Sociedad-  Sheriff Tiraspol

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 12:58
Jorgji

Jorgji vendos drejtësi në Real Sociedad-  Sheriff Tiraspol!

Enea Jorgji do të  gjykojë Real Sociedad-Sheriff Tiraspol në raundin e katërt të fazës së grupeve të Europa League.

38-vjeçari shqiptar do të jetë arbitri i parë i ndeshjes Real Sociedad dhe Sheriff, ndërsa më parë Jorgji ka gjykuar Shakhtyor Soligorsk-Maribor në Champions League këtë sezon si dhe Malmoe-Dudelange dhe Qarabag-Nantes në Europa League.

Ai do të ndihmohet nga tre shqiptarë të tjerë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, arbitri i katërt do të jetë Florian Lata dhe VAR do të jetë përgjegjësi e portugezit Tiago Martins dhe italianit Paolo Valeri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat