Brest shkarkon trajnerin franko-arrmen, Michel Der Zakarian. Ky lajm është zyrtarizuar mëngjesin e sotëm nga klubi francez. Humbja në shtëpi ndaj Lorient vulosi këtë vendim të Brest.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri tha këto fjalë: “Nëse nuk i plotësoj kërkesat dhe nuk mund t’i bëj lojtarët të përparojnë, le të më ndryshojnë”. Tha dhe u bë.
Zakarian mori drejtimin e Brest sezonin e shkuar, ndërsa pas 50 ndeshjesh u shkarkua. Në këtë sezon të Ligue 1 Brest ka pësuar 7 humbje dhe ka marrë vetëm 3 barazime, ndërsa ende nuk e ka provuar shijen e 3 pikëve.
Presidenti, Gerard Le Saint, shpjegoi vendimin: “Duke parë dinamikën dhe rezultatet e ekipit, është pothuajse një vendim i detyruar, jeta vazhdon, jeta vazhdon dhe kjo është për të mirën e Brest”.
Në pritje për të parë nëse do të marrin një trajner të ri apo jo, Bruno Grougi, ish-lojtar dhe idhulli absolut i klubit mes viteve 2009-2018, do të marrë për momentin drejtimin e Brest-it.
Brenda klubit ishte trajner i të rinjve dhe tani do të marrë drejtimin e skuadrës së parë. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse do të jetë trajner i përkohshëm apo i përhershëm.