Në katër shtete të rajonit, shqiptarët kryesojnë listën e shënuesve por jo edhe në Kosovë  

Futboll

Në katër shtete të rajonit, shqiptarët kryesojnë listën e shënuesve por jo edhe në Kosovë  

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 11 tetor 2022 Në ora: 14:35
Mirlind Daku

Në Slloveni, në Maqedonia e Veriut, në Shqipëri, në Mal të Zi, shqiptarët kryesojnë listën e shënuesve por jo edhe në Kosovë.

Futbollisti nga Kosova, Mirlind Daku, anëtar i skuadra Mura, kryeson listën e shënuesve me 8 gola në Kampionatin e Sllovenisë.     

Mura është në vend të pestë me 17 pikë, 13 me pak se lideri Olimpia pas 12 jave.

Daku kryeson me 8 gola, pasojnë Kotnik (Koper) 7, Kramariç (Bravo) 6, Nukiq (Olimpia) 6, Dordov (Domzale) 6 etj.

Në Mali të Zi, Fatos Beqiraj renditet në vend të dytë si shënues me 5 gola por skuadra e tij shqiptare, Deçiqi i Tuzit, udhëheq renditjen me 21 pikë apo ka një më shumë se Sutjeska pas 10 jave.

Mamadou kryeson (OFK Petrovac) me 7 gola, pasojnë Beqiraj (Deçiqi) 5, Bosnak (Jezero) 5, Denkoviq (Deçiqi) 5, Faust (OFK Petrovac) 5, Montenegro (Arsenal) 5 gola etj.

Në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Besa Ibraimi, sulmues i Struga Trim Lum, udhëheq listën e shënuesve me 7 gola, pasojnë Ngoba (Tikvesh) me 6, Caphas (Shkupi) 4, Doriev (Shkëndija) 4, Ivanovski (Tikvesh) 4 gola, Benjamin Shabani (Struga Trim Lum) 4 gola etj. 

Struga Trim Lum kryeson me 25 pikë pas 10 jave, 9 më shumë se Shkëndija.

Në Shqipëri, Redon Xhixha i Tiranës kryeson me 10, duke lënë pas Skukan Partizanit me 4, Beji (Bylis) 3, Mazrekaj (Laçi) me 3 gola.

Pas 7 jave Partizani kryeson me 15 pikë, tre më shumë se Tirana dhe Erzeni.

Përderisa në Slloveni, Maqedoni e Shqipëri, udhëheqin shqiptarët në listën e shënuesve, në Kosovë është ndryshe tani për tani.

Nigeriani Christian Mba, anëtar i FC Trepça ’89 së Mitrovicës dhe maqedonasi Marko Simonovski  i Dritës së Gjilanit, kryesojnë renditjen, secili ka shënuar nga 7 gola, pasojnë Krasniqi (Drita), Krasniqi 6, Koxy (Drenica) 5, Shillova (Malisheva) 4, Solomon (Gjilani ) 4 gola etj.

Pas javës së 10-të, Drita kryeson me 24 pikë, ka dy ndeshje më shumë dhe tre pikë se kampioni në fuqi, Ballkani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat