Gjyqtarët austriakë ndajnë drejtësinë në ndeshjen Ballkani – Sivasspor

Futboll

Gjyqtarët austriakë ndajnë drejtësinë në ndeshjen Ballkani – Sivasspor

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 14:46
Manuel Schuettengruber

Ballkani do ta zhvillojë këtë javë ndeshjen e radhës n fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Skuadra nga Suhareka do të ndeshet me Sivassporin të enjten e 13 tetorit.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 21:00, teksa sfida është e vlefshme për grupin G.

UEFA tashmë ka deleguar gjyqtarët për këtë ndeshje. Austriaku Manuel Schuettengruber do ta thotë fjalën kryesore në këtë ballafaqim.

Roland Brandner dhe Robert Steinacher do të jenë ndihmësit e tij, teksa Stefan Ebner do të jetë gjyqtar i katërt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat