Laçi është duke përjetuar një moment të keq në Superiore.
Në javën e fundit, kurbinasit arritën të barazonin me Tiranën dhe shpresojnë se kjo do të jetë pika e kthesës së tyre.
Ndërkohë në ditën e sotme, kjo skuadër ka luajtur në Kupë ndaj Devollit.
Asnjë problem për të kaluar në fazën më tej, teksa mbërriti fitorja e thellë në shifrat 5-0, që i bashkangjitet triumfit 2-0 në takimin e parë.
Autorët e golave ishin Prengaj dhe dopieta e Babatundes me Gecin.