Julen Lopetegui pas shkarkimit nga Sevilla, duket se shumë shpejtë do të gjejë punë.
Sipas mediave britanike, ish-trajneri i Sevillas, është në negociata me klubin anglez, Wolves.
Presidenti i Wolves tashmë ndodhet në Madrid, ku është duke negociuar me tekniku spanjoll.
Lopetegui është zgjedhja e parë e Wolves për të zëvendësuar Bruno Lage, i cili u shkarkua javën e kaluar.
“BBC Sport” shkruan se Shi ka udhëtuar në Spanjë për t'u takuar me Lopeteguin dhe për të diskutuar mundësinë e transferimit të strategut spanjoll në Angli.
Wolves shpreson të emërojë spanjollin trajner të ri të skuadrës para fundjavës.