Juventusi mburret me talentin shqiptar

Futboll

Juventusi mburret me talentin shqiptar

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 16:24
Juventusi

Luis Hasa është një nga talentet më të spikatur të ekipit të të rinjve të Juventusit.

Skuadra bardhezi është pjesë e Youth League në Champions League, me të njëjtat ekipe si skuadra e madhe.

Në ndeshjen e javës së kaluar, futbollisti me origjinë shqiptare, por i lindur në Itali, u bë protagonist i një super goli kundër Maccabi Haifa.

Fillimisht, ai humbi një penallti dhe më pas në vijimin e aksionit, me një veprim shumë të bukur me finte shmang dy kundërshtar dhe lëshon një të djathtë në cepin e portës.

“Luis Hasa kryevepër me ekipin e të rinjve”, shkruan klubi bardhezi duke e shoqëruar dhe me videon e rastit..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat