Skuadrat elitare do të rikthehen në aksion fundjavën që vjen me ndeshjet e xhiros së 11-të.
Kjo xhiro do të nis të shtunën pasdite, ku përballen Prishtina-Ferizaj dhe Dukagjini-Drita, duele këto që pritet të sjellin ndeshje interesante.
Përballje të ‘nxehta’ pritet të luhen edhe të dielën pasdite, ku do të luhen tri ndeshjet e fundit të javës së 11-të.
Trepça ’89 në ‘Riza Lushta’ sfidon Llapin, kurse, në duele tjera ballafaqohen Drenica-Ballkani dhe Malisheva-Gjilani.
Superliga / Java e 11-të
Të shtunën takohen:
Prishtina – Ferizaj
Dukagjini – Drita
Të dielën takohen:
Trepça ’89 – Llapi
Drenica – Ballkani
Malisheva – Gjilani.
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.