Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi i bëri të gjitha mbrëmë në ndeshjen kampionale ndaj Elches.
Ai fillimisht humbi penalltinë, pastaj realizoi gol pikërisht nga penalltia dhe në fund u ndëshkua me karton të kuq.
Ishte një natë jo aq e lehtë për “piratin”, megjithatë klubi e ka përkrahur atë pas barazimit 1-1 në udhëtim.
“Ngrite shpirtin, pirat”, ka shkruar Mallorca në rrjetin social “Twitter”.
Kujtojmë se Muriqi ka shënuar katër gola pas tetë javësh në La Ligan spanjolle.