Copenhagen dhe Manchester City do të zhvillojnë sonte ndeshjen e raundit të katërt në kuadër të Grupit G në Ligën e Kampionëve.
Këto dy skuadra u takuan edhe në raundin paraprak, me “Qytetarët” që shënuan fitore të thellë, 5:0.
Ndeshja e dytë mes Copenhagenit dhe Manchester City do të zhvillohet në stadiumin “Parken”, nga ora 18:45.
Skuadra angleze është lidere e grupit me 9 pikë, me bilanc prej tri fitoreve nga po aq ndeshje të zhvilluara.
Ndërsa, skuadra daneze ka grumbulluar vetëm një pikë dhe renditet e fundit në grup.