Siç raportohet nga “The Athletic UK”, kampioni anglez, Manchester City e ka përfshirë në kontratën e Erling Haaland një klauzolë të frikshme.
Besohet se nga qershori i vitit 2024, Haaland do të ketë një klauzolë lirimi prej 228 milionë eurosh për të gjitha skuadrat të cilat do të synojnë në të ardhmen që të sigurojnë shërbimet e bomberit norvegjez.
Po ashtu, klubet nga Premier Liga angleze nuk do të mund as të ëndërrojnë për transferimin e Haaland.
Pasi që kjo klauzolë aplikohet vetëm për skuadra jashtë kampionatit anglez.