Dy shqiptarë në formacionin e javës

Futboll

Dy shqiptarë në formacionin e javës

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 19:27
Dy shqiptarë në formacionin e javës

Superliga e Turqisë e ka zhvilluar javën e nëntë, ku nuk kanë munguar paraqitjet e futbollistëve shqiptarë që militojnë në këtë kampionat.

Në formacionin e javës së Superligës Turke që publikohet nga Bein Sports Turkey, kanë zënë vend dy futbollistë shqiptarë.

Ermi Lenjani i Umraniyespor dhe Valon E’themi i Istanbulspor kanë zënë vend në 11-shen më të mirë falë paraqitjeve individuale të tyre.

Lenjani asistoi në golin e fytë në barazimin 2-2 të skuadrës së tij ndaj Kayserispor.

Në anën tjetër E’themi shënoi golin e vetëm për kryeqytetasit në përballje me Ankaragucu.

Në formacionin e javës ka vend edhe për emra si Fabio Borini, Enner Valencia, Migeul Crespo e Jeffrey Bruma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat