Real Madridi do të zhvillojë sonte ndeshjen e katërt në Grupin F të Ligës së Kampionëve.
“Los Blancos” do të luajnë në udhëtim te Shakhtar Donetsku, skuadër ndaj të cilës shënuan fitore 2:1 në raundin paraprak.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 21:00, në “Municipal Stadium of Legia Warszawa”.

Kujtojmë se Real Madridi prin në këtë grup me 9 pikë, teksa Shakhtar Donetsku është i dyti me 4 pikë.
Kësisoj, kampionët në fuqi të Evropës do të siguronin kalimin e grupeve, nëse marrin pikët e plota sonte.