Reali fiton një pikë
Edhe një goditje e rëndë për Milanin, humbja e dytë rresht nga Chelsea dhe atë brenda një jave në kuadër të Grupit E të Champions League.
Skuadra angleze Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Milanit, në takimin që u zhvillua në stadiumin “San Siro”.
Milanit iu zbehën gjasat në minutën e 18-të, kur futbollisti Tomori përjashtohet me karton të kuq. Pas tre minutave (21’) Jorginho shënon nga penalltia, 0:1 për Chelsea.
Chelsea
Grupi E
Dinamo ZG - Salzburg 1:1 (1:1)
Milan - Chelsea 0:2 (0:2)
Tabela
1. Chelsea 4 2 1 1 6:2 7
2. Salzburg 4 1 3 0 4:3 6
3. AC Milan 4 1 1 2 4:7 4
4. Dinamo ZG 4 1 1 2 3:5 4
Grupi F
Shkaktar - Real 1:1 (0:0)
Celtic - Leipzig 0:2 (0:0)
Tabela
1. Real Madrid 4 3 1 0 7:3 10
2. RB Leipzig 4 2 0 2 6:7 6
3. Shakhtar Donetsk 4 1 2 1 7:5 5
4. Celtic 4 0 1 3 2:9 1
Grupi G
Copenhagen - Manchester City 0:0 (0:0)
Dortmund Sevilla 1:1 (1:1)
Tabela
1. Manchester City 4 3 1 0 11:1 10
2. Dortmund 4 2 1 1 9:4 7
3. Sevilla 4 0 2 2 2:9 2
4. Copenhagen 4 0 2 2 0:8 2
Grupi H
Maccabi Haiffa - Juventus 2:0 (2:0)
PSG- Benfica 1:1 (1:0)
Tabela
1. PSG 4 2 2 0 7:4 8
2. Benfica 4 2 2 0 6:3 8
3. Juventus 4 1 0 3 5:7 3
4. Maccabi Haifa 4 1 0 3 4:8 3
Në minutën e 34-të, Pierre-Emerick Aubameyang i jep edhe një goditje kuqezinjve, duke shënuar për 0:2.
Shakhtar Donesky nga Ukraina shkakton senzacion, duke barazuar me rezultat 1:1 me kampionin në fuqi të Evropës, Real Madridin, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "Wojska Polskiego" të Varshavës në Poloni.
Në minutën e 46-të, Oleksandr Zubkov shënoi skuadrën ukrainase. Në minutën e 90+5, Antonio Rudiger shmang humbjen e realit, duek barazuar rezultatin 1:1.
Sevilla kthehet me një pikë duke luajtur baras (1:1) me Dortmundin. Në minutën e 18-të, Tanguy Nianzou kalon në epërsi Sevillën dhe në atë të 35-tën Bellingham realizon për Dortmundin, duke barazuar rezultatin (1:1).
Sevilla
PSG dështon si vendas, barazon 1:1 me Benfica-n. Në minutën e 40-të, Kylian Mbappe shënon nga penalltia për PSG-në. Mysafirët e barazojnë rezultatin me golin e Joao Maria nga penalltia pikërisht në minutën e 62-të.
PSG
Salzburg merr pikë në “Maksimir” duke luajtur baras (1:1) me Dinamon. Në minutën e 12-të, Salzburg kalon në epërsi në "Maksimir". Nicolas Seiwald shënon për ekipin austriak, 0:1.
Salzburg
Në minutën e 40-të, Ljubiçiq shënon për Dinamon, barazon rezultatin. Arijan Ademi, u paraqiot titulalr dhe kapiten i Dinamo së Zagrebit.
Leipzig
Leipzig ka shënuar fitore me rezultat 2:0 Glasgou ndaj Celtic-ut. Golat i realizuan Werner (75’) e Forsberg (84’).