Masimiliano Alegri ka folur pas humbjes 2-0 që skuadra e tij, Juventusi, pësoi ndaj Makabi Haifës në Champions League.
Italiani, ndër të tjera, tha se nuk e ka ndërmend të tërhiqet tani, pasi, siç thotë ai, tashmë është një sfidë që po i bën gjërat më të bukura.
Ai tha: "Nuk do të tërhiqem, absolutisht, sepse tani është një sfidë. Kur bëhet më e vështirë, është edhe më e bukur."
Kjo humbje trondit pozitat e bardhezinjve në grup, pasi tani rrezikojnë seriozisht të eliminohen.