Klubi anglez, Chelsea ende është duke menduar për mbrojtësin e Bayern Munich, Benjamin Pavard.
“Sport Bild” të mërkurën shkruan se ‘Blutë’ e Londrës synojnë të transferojnë mbrojtësin e ‘bavarezëve’ nëse lojtari nuk rinovon kontratën e re me kampionët në fuqi të Gjermanisë.
26 vjeçari verën që lamë pas ishte në shënjestër të disa klubeve evropiane përfshirë edhe Chelsean.
Por, siç raportohet, Chelsea ende është duke e monitoruar Pavard-in të cilin dëshiron ta ketë në skuadër.
Kontrata aktuale e francezit me Bayernin është deri në qershor të vitit 2024, por paraqitjet e tij të mira këtë sezon të garave, ka bërë që klubi nga Munich të përgatis kontratën e re për Pavard.