PSG synon të firmos me sulmuesin

Futboll

PSG synon të firmos me sulmuesin

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 11:21
PSG synon të firmos me sulmuesin

PSG synon të transferojë sulmuesin e Manchester Unitedit, Marcus Rashford në afatin kalimtar të janarit.

Kampionët në fuqi të Francës, sipas mediave franceze, janë duke e monitoruar sulmuesin e ‘Djajve të Kuq’.

Siç raportohet, Rashford është duke u kërkuar nga PSG me kërkesën e Kylian Mbappe-s, i cili e dëshiron anglezin në skuadër.

Rashford ende nuk ka firmosur kontratë të re me Manchester Unitedin, duke e lënë të hapur mundësinë e largimit nga ‘Old Traffordi’.

Sulmuesi anglez me Unitedin ka kontratë deri në vitin 2023, dhe siç thuhet, PSG do të provoj ta bëjë të vetin Rashfordin në muajin janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat