Galatasaray është i etur për t`i ofruar një kontratë të re Juan Mata-s.
Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, po luan sezonin e tij të parë tek klubi i madh turk.
Sipas mediave turke, Galatasaray është i kënaqur me paraqitjet e spanjollit, dhe krerët e gjigantit turk janë duke përgatitur kontratën e re për Mata-n.
Mata me klubin turk ka firmosur kontratë njëvjeçare me opsion edhe për një vit tjetër.
Ai iu bashkua Gallatës si transferim i lirë nga Unitedi. Galatasaray thuhet se është duke përgatitur ofertën e re për Mata-n.