Janë luajtur të gjitha ndeshjet e javës së parë të kampionatit të futbollit 5×5 të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, turneu më popullor e me më shumë masivitet mes të apasionuarve pas futbollit.
Në zonën e Tiranës kanë zbritur në fushë të gjitha skuadrat pjesëmarrëse, duke kompletuar kështu edhe ndeshjet e premierës së këtij edicioni të ri 2022/2023. Ndërkaq, në Grupin C janë luajtur ndeshjet e javës së dytë me Futshow, FC Tigres dhe Vila L që kanë marrë pikë të plota në dy ndeshjet e para.
Në Zonën e Tiranës këtë edicion marrin pjesë 68 skuadra të ndara në 7 grupe dhe risia është pjesëmarrja e 10 skuadrave nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, që formojnë një grup dhe do të garojnë këtë sezon për titullin kampion.
Sakaq, këtë javë nis kampionati edhe në zonën e Durrësit, me skuadrat e Grupit A dhe B që do të luajnë ndeshjet e parë sezonale. Në javët në vazhdim me mbylljen e regjistrimeve të lojtarëve do të hidhet shorti edhe për zonat e Elbasanit, Shkodrës dhe Korçës. Pasi të kenë luajtur të gjitha ndeshjet në fazën e grupeve, ekipet e kualifikuara do të kalojnë në fazën play-off për të shpallur edhe kampionin e ri kombëtar të kampionatit 5×5.
Më poshtë edhe rezultatet e të gjitha ndeshjeve të luajtura deri më tani në të gjitha grupet e zonës së Tiranës:
Kampionati i futbollit amator 5×5
Rezultatet e javës së parë
Grupi B
Danoçët – Barrikada 1-2
Ferraj – Elite FC 5-5
Sony A.D – Allias 1-5
United Boys – Kafja Rremës 3-3
Grupi D
Mozaiku – Homeland Albania 1-4
ROYALS – Tech Team 2-5
Turgut Ozal – Wolves 1-7
Tirana 5×5 – Shqiponja 5-2
Grupi E
Porto Lalzi – Elso 7-3
Dok Team – Inxhinieria Ndërtimit 9-1
Immi – Prestige B 2-3
ATS – Pastaria 5-2
Grupi F
Marquez Kaffee – TV Klan 7-8
Nabucco Lounge – KF Erniku GS 3-1
Prestige MFC – Çamëria 1-0
OPA – Luem 3-1
Grupi G
Kastriotët – Tirana Conference Service 7-2
Autoclinic – Selecta Digital 5-0
Pharma Cell – Julton 2-5
Beautiful Albania – Legjendat 4-1
Rezultatet e javës së dytë
Grupi C
Jata Market – Vila L 1-2
Autokton MFC – FC Unaza e Re 5-8
FC Tigres – Tillate 6-1
IEBV – Old Friends 4-7
Futshow – Viking 8-1