Tashmë është zyrtare, Lacio ka “blinduar” krahët e mbrojtjes teksa ka rinovuar me malazezin, Adam Marushiç.
Klubi bardhekaltër dhe 29-vjeçari kanë vijuar për të gjashtin vit radhazi bashkëpunimin teksa firma në kontratë erdhi për 3 vitet e ardhshme, ku të paktën do të qëndrojë në kryeqytetin italian deri më 30 qershor 2025.
Malazezi është i aftë të luajë nga të dyja krahët e mbrojtjes dhe është një “xhol” për trajnerin Mauricio Sarri.
Aktualisht, Marushiç është aktivizuar në total në Serinë A në këtë sezon në 9 ndeshje, pa mundur të shënojë dhe asistojë.