Daja: Kundër Sivassporit në Prishtinë do të jetë më vështirë se sa në Turqi

Futboll

Daja: Kundër Sivassporit në Prishtinë do të jetë më vështirë se sa në Turqi

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 15:35
Daja

Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja dhe futbollisti Qendrim Zyba janë duke folur në një konferencë për media në prag të ndeshjes kundër Sivassporit.

Ballkani dhe Sivasspori do të ballafaqohen të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të rrethit të katërt të Grupit G në Ligën e Konferencës.

Daja tha se pret ndeshje më të vështirë sesa ajo në Turqi e zhvilluar një javë më parë me Ballkanin që triumfoi 3:4.

“Presim të jetë një ndeshje akoma më e vështirë sesa në Turqi. Ata vijnë nga një fitore si vendas në kampionat. Ata kërkojnë revanshin ndaj nesh. Neve na bën më të fortë për shkak të se Sivasspori dhe ekipet tjera në grup kanë më shumë eksperiencë”, tha Daja në konferencë për media.

Ballkani zë vendin e parë me katër pikë, po aq sa kanë edhe Sivasspori, Slavia Praha dhe Cluj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat