Fabio Capello vendos të shohë gotën e Milanit gjysmë të mbushur.
Humbja me Çelsin dhe mënyra se si erdhi ishte e pamerituar, por për ish-trajnerin kuqezinjtë ofruan një provë të mirë duke marrë në konsideratë kushtet në të cilat u gjendën.
“Milani m’u duk në formë dhe i vendosur.
Për asnjë moment nuk m’u dukën skuadër pasive dhe e dorëzuar ndaj epërsisë së rivalit në rezultat dhe lojtarë.
Edhe me një element më pak Milani nuk luajti keq. Penalltia e ndërlikoi ndeshjen. Arbitri e falsifikoi me atë penallti.
Kuqezinjtë do të kishin luftuar deri në fund me Çelsin, por arbitri prishi gjithçka duke dhënë atë penallti e duke nxjerrë Tomorin nga loja me kartonin e kuq”, deklaroi Kapelo për “SKY”.