Mesfushori sulmuesi i Empolit, Nedim Bajrami, e ka vlerësuar si talent të madh dhe me të ardhme të ndritur bashkëlojtarin e tij te Kombëtarja e Shqipërisë, Kristjan Asllanin.
Ky i fundit është bërë pjesë e Interit, por edhe më tutje nuk ka gjetur hapësirën e nevojshme për të luajtur nën urdhrat e trajneri Simone Inzaghi.
Në një intervistë për “DAZN”, Bajrami ka thënë se flet çdo ditë me Asllanin dhe është shumë i lumtur për ecurinë e tij.
“Këtu ai po luan dhe po bënë shumë mirë, është një djalë modest, e shoh në kombëtare dhe jam shumë i lumtur që e hodhi këtë hap, Interi është i madh, kërkon kohë për shkak të konkurrencës së fortë. Shpresojmë që të ketë një sezon të bukur. Ndihem me të pothuajse çdo ditë, ne flasim për futboll dhe shumë gjërat të tjera.”, ka thënë Bajrami.