Alonso debuton si trajner në Champions, ja si do të rreshtohet skuadra e tij!
Bajern Levekuzen dhe Porto do të përballen në orën 21:00, në duelin e vlefshëm për Grupin B të Ligës së Kampioneve, ku bën pjesë edhe Klab Bryzh dhe Atletiko Madridi.
Një përballje speciale kjo për skuadrën gjermane, pasi debuton si trajner në Champions, një emër i madh i futbollit botëror si Ksabi Alonso që disa javë më parë mori drejtimin e “aspirinave”.
Në 3 ndeshjet e para si Porto ashtu dhe Bajern Leverkuzen kanë arritur të sigurojnë vetëm 3 pikë, teksa tashmë do të kërkojnë fitoren e radhës.