Barcelona dhe Interi janë ndarë me barazim 3-3 në ndeshjen e zhvilluar në “Camp Nou” e cila ishte e vlefshme për rrethin e katërt të grupit C në Ligën e Kampionëve.
Katalanasit i shpëtuan humbjes fal golit të realizuar nga Lewandowski në minutën e dytë shtesë, dhe ky barazimi, sipas legjendës brazilian Julio Cesar ka shijen e humbjes për Interin.
"Është një barazim me shije të disfatës. Kur arrin të shënosh 3-2, në minutën e 89-të, ke për të sjellë në shtëpi 3 pikët. Si një ish-futbollist e di në dhomat e zhveshjes se çfarë i thonë lojtarët njëri-tjetrin. Në golin e tretë e gjithë pankina shkoi për të festuar, të gjithë menduan se e morën fitoren.”, ka thënë Cesar.
Përkundër barazimit, Interi është shumë afër që ta sigurojë kalimin në fazën tjetër dhe këtë mund ta bëjë nëse merr tre pikë ndaj Plzenit ne ndeshjen e ardhshme.