Ballkani zhvillon sonte ndeshjen e rëndësishme ndaj Sivassporit në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Është kjo përballja e katërt në Grupin G të Ligës së Konferencës për Ballkanin.
Javën e kaluar kampionët e Kosovës mposhtën skuadrën turke, Sivasspor me rezultat 4-3 si mysafir.
Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e sotme:
Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Jashanica, As. Thaqi, Potoku, Dellova, Emërllahu, Zyba, Korenica, Krasniqi, Rrahmani.
Sivasspor: Vural, Paluli, Osmanpasa,Goutas, Ciftci, Charisis, Yalcin, Sabia, Gradel, Yesilyurt, Yatabare.
Kujtojmë se të gjitha biletat për këtë përballje interesante janë shitur 24 orë më parë.
Kjo ndeshje zhvillohet me fillim nga ora 21:00.