Bardhi shënon për ekipin turk, demolojnë Monacon

Futboll

Bardhi shënon për ekipin turk, demolojnë Monacon

Nga: K. G. Më: 13 tetor 2022 Në ora: 23:00
Bardhi

Skuadra turke Trabzonspor, ka shënuar fitore të thellë, me rezultat 4:0 ndaj Monaco-s, në takimin e xhiros së katërt të Europa League në futboll.

Futbollistin shqiptar, Enis Bardhi, ka shënuar në minutën e 57-të për epërsinë 3:0. 

Golat i realizuan Sarr (44'-autogol); Vitor Hugo (48'), Bardhi (57') e Trezeguet (69').

Bardhi luajti standard, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 23-të dhe u zëvendësua në atë të 64-tën.  

Ferencvaros kryeson me 9 pikë në grupin H, pasojnë Trabzon me 6, Monaco 6 dhe C. Zvezda me 3.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat