Uzuni - me notën 8.8

Futboll

Uzuni - me notën 8.8

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 23:59
Uzuni - me notën 8.8

Myrto Uzuni është padyshim ylli i Granadës në këtë sezon. Talenti shqiptar ka marrë për dore skuadrën e tij, teksa në 9 ndeshje në kampionat ka arritur të realizojë 8 gola dhe 1 asist.

Statistika të frikshme të 27-vjeçarit beratas, që po i magjeps të gjithë me klasin e tij.

Uzuni ishte protagonist absolut në triumfin e mbrëmjes së sotme, që skuadra e tij Granada arriti ndaj Gijonit me rezultatin 5-0, duke asistuar në golin e parë, teksa shënoi golin e dytë dhe të tretë. Realizimi fantastike nga ana e shqiptarit, që mrekulloi të pranishmit në stadium dhe jo vetëm.

Në përfundim të ndeshjes, Uzuni u vlerësua me notën 8.8 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ndërkohë që qëndroi 65 minuta në lojë. Në 2 goditje në portë, shqiptari shënoi 2 herë, teksa e preku 25 herë topin, gjatë gjithë sfidës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat