Në ndeshjen mes Pogradecit dhe Elbasanit që përfundoi në shifrat 1-1, kishte vend edhe për një episod që rrëmbeu vëmendjen mediatike.
Në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” ishte një numër të konsiderueshëm tifozësh, ndërsa tensioni i shkaktuar, bëri që Policia të vendoste në pranga shtetasin Erjon Vishkulli.
24-vjeçari u ndalua për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi përtej ngjarjeve të ndodhura në stadium, nuk mungoi edhe konfrontimi me Policinë.
“Sport Ekspres” nga Tirana mëson se Erjon Vishkulli është liruar nga këto akuza pas 4 ditësh, duke mbyllur kështu këtë histori, për t’u rikthyer i qetë në shtëpi.