Arsenal, Manchester City dhe West Ham nuk kanë zhgënjyer në ndeshjet e sontme në Europa League dhe në Conference League.
Arsenal ka fituar me rezultat minimal si mysafir ndaj norvegjezëve të Bodo/Glimt.
Ka qenë Saka ai i cili me golin e tij i ka dhënë fitoren skuadrës angleze.
Po ashtu në Europa League Manchester United ka fituar ndaj Omonia Nicosia me rezultat minimal ku golin e ka realiuar Mctominay.
Ndërsa West Ham që garon në Conference League ka fituar kundër Anderlehtit belg me rezultat 2-1, ku për anglezët kanë realizuar Benrahma dhe Bowen, ndërsa për belgët Esposito.
Nga ndeshjet e tjera, Real Betis dhe Roma kanë barazuar, Real Sociedad ka fituar nga Sheriff Tiraspol, Fiorentina gjithashtu ka fituar nga Hearts.
Garat e kupave evropiane kthehen gjatë javës së ardhshme me xhiron e parafundit.