Janë mbyllur ndeshjet e mbetura të raundit të katërt për fazën e grupeve të Europa League.
Lazio ka ndarë pikët Strum Graz, ndonëse që nga minuta e 45+2’ ka luajtur me 10 lojtar pas marrjes së dy kartonëve të verdhë nga Lazzari.
Skuadra italiane u ndal në barazim në “Stadio Olimpico”, me golat që për ta i realizuan Immobile në minutën e 45’ dhe Pedro në të 71’, teksa për miqtë realizoi Boving në minutën e 56’ dhe në minutën e 83’.
Manchester United ia doli të marrë fitoren në “Old Trafford”. “Djajtë e Kuq” morën 3 pikët në takimin ndaj Omonias që u mbyll me rezultatin 1-0.
Skuadra e Ten Hag pati disa raste të mira për të shënuar, por shpërdoroi shumë. Ndërsa në minutën e 90+3’ McTominay i dhuroi fitoren ekipit të tij.