Atalanta do të presë Sasuolon në kuadër të javës së 9-të të Serisë A.
Klubi shpreson që mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti të jetë gati për sfidën.
“Corriere di Bergamo” raporton se Gjimshiti është stërvitur me ekipin në Zingonia.
Ai u dëmtua rëndë në ndeshjen kundër Milanit më 21 gusht duke pësuar frakturë në fibul.
Pas dy muajsh rikuperim, kontributi i tij në ndeshjen kundër Sasulos do të ishte shumë i rëndësishëm.