“Gazzetta dello Sport” ka bërë një bilanc shumë interesant për merkaton e Juventusit në 5 sezonet e fundit. Në verën e vitit 2018, bardhezinjtë u përpoqën që të përmirësonin cilësinë e ekipit duke afruar Cristiano Ronaldon.
Që nga ajo ditë janë shpenzuar 455 milionë euro në merkaton e transferimeve, dhe duke i shtuar mi 90 milionë euro shpenzime për pagat, atëherë totali e kalon shifrën e gjysmë miliardi euro.
Shpenzime, të cilat në fakt nuk kanë gjetur rritje në nivelin e rezultateve sportive. Juventusi nuk ka fituar asgjë në dy sezonet e fundit, as në kampionat dhe as Champions, ku nuk ka shkuar as përtej çerekfinaleve.
Shpenzimet e 5 sezoneve të fundit
2018-2019
Blerjet 293 milionë euro
Shitjet 181 milionë euro
2019-2020
Blerjet: 349 milionë euro
Shitjet 241 milionë euro
2020-2021
Blerjet 122 milionë euro
Shitjet 32 milionë euro
2021-2022
Blerjet 229 milionë euro
Shitjet 77 milionë euro
2022-2023
Blerjet 75 milionë euro
Shitjet 82 milionë eur0