Angel di Maria ndalet sërish, por jo aq sa u mendua fillimisht.
Testeve të cilave sulmuesi argjentinas iu nënshtrua në “J-Medical” konfirmuan një tërheqje të gradës së ulët në kofshën e djathtë, një problem muskulor që nuk do ta lërë “Fideo”-n jashtë fushe për 40 ditë sa u parashikua fillimisht, por për 20 ditë.
Një tjetër ndalesë për sulmuesin argjentinas, që nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e tij të parë pas karrierës me PSG-në, por lajmi i mirë është se dëmtimi në ndeshjen e fundit kundër Makabi Haifas nuk do ta rrezikojë Botërorin.
34-vjeçari do të humbasë ndeshjet kundër Torinos, Empolit, Benfikës, Leçes dhe PSG-së dhe do të tentojë të rikthehet në sfidën e madhe të 6 nëntorit kundër Interit.
Për anësorin bëhet fjalë për ndalesën e tretë të detyruar me fanellën e Juves.
Përveç dy javëve skualifikim në fillim të sezonit, Di Maria u ndal edhe dy herë të tjerë për probleme muskulore në kofshën e majtë.
Probleme të cilat deri tani e kanë detyruar trajnerin Alegri ta aktivizojë mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve për vetëm 330 minuta dhe kurrë për një ndeshje të plotë.
Shumë pak për një lojtar që u afrua për të bërë diferencën në cilësinë e skuadrës..