Tensione nervash te Juventus

Futboll

Tensione nervash te Juventus

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 12:35
Tensione nervash te Juventus

Juventus nuk mund të gjejë paqe. Shumë gabime që nga fillimi i sezonit, shumë thashetheme që duan që allegri të largohet nga Torino.

Në prag të derbit janë të gjitha bazat për të pritur një përmbysje në ndeshjen më të pritur nga tifozët. Megjithatë, ambientet nuk janë inkurajuese.

Përballja mes Allegrit dhe një pjese të grupit, nuk ishte një shenjë e mirë mes trajnerit dhe ekipit.

Ekipi ankohet se në dhomat e zhveshjes Allegri flet shumë pak dhe nuk jep indikacionet e sakta për lojën, duke krijuar shumë konfuzion mes reparteve.

CEO i klubit, kushuriri i Agnelli, po lodhet duke parë humbje ekonomike, rezultate negative etj, dhe kështu sipas “Corriere dello Sport”, thuhet se asnjë nuk është i sigurt në klub, askush nuk është i paprekshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat