Trajneri i Mançester Junajtid Erik Ten Hag i është rikthyer sërish çështjes Frenki de Jong.
Sipas medias “Sunday Express” klubi anglez ka nisur punën për të rihapur negociatat me mesfushorin holandez dhe Barcelonën.
“Djajtë e Kuq” kanë qenë vazhdimisht në kërkim të tij, por mesfushori 25-vjeçar e refuzoi kërkesën duke preferuar në “Camp Nou”.
Eleminimi i mundshëm i Blaugranëve nga Liga e Kampionëve dhe aktivizimi i paktë nga trajneri Çavi Hernandez mund të ndihmojnë në suksesin e marrëveshjes.