Drita synon pikë në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, në duel me Dukagjinin, më takimin e javës së 11-të, të elitës së futbollit të Kosovës. Ndeshja luhet nesër në orën 13.00. Drita synon pikë që të ruajë kreun e Dukagjini që të ikë sa më larg zonës së rrezikshme.
Drita kryeson me 24 pikë dhe Dukagjini renditet në. pozitën e 8-të me 8 pikë.
Futbollisti i Dritës Ardit Tahiri u shpreh i kënaqur me formën e skuadrës, për çka theksoi Drita është skuadër konkurruese dhe kërkuese çdoherë.
“Atmosfera në ekip është perfekte, gjithçka po shkon në rregull. Për çdo lojë ne po e përgatisim ndeshjen në maksimum dhe për atë po kemi sukses gjithmonë, pasi atmosfera është tepër e mirë brenda ekipin. Jemi një ekip shumë konkurruese për titull dhe shpresoj që t’i kapim ndeshjet një nga një, e pastaj të fitojmë edhe titullin”, ka thënë Tahiri.
Sulmuesi ynë u pyet për formën e mirë dhe golat e shënuar, derisa theksoi se do të jap maksimumin sa herë që paraqitet me skuadrën.
“Si lojtar rrespetoj vendimin e trajnerit dhe ata minuta që më jepen mundohem ta ndihmojë ekipin në maksimum dhe të shfrytëzoj rastin për shënim. Sado minuta që t’i kem e jap më të mirën prej vetes.
Dëshira ime është të shënoj sa më shumë gola për ekipin, gjë që e ndihmon edhe skuadrën edhe mua si lojtar.
Por, fokusi është që ekipi të fitojë dhe jo aspekti individual, prandaj qëllimi është fitorja e përbashkët”, ka potencuar Tahiri.