Sot iu është dhënë lamtumira e fundit Alush Batatinës, që ishte i lidhur ngushtë me klubin e futbollit Llapin e Podujevës.
Alushi është vëllai i Tahir Batatinës, kryetrajnerit të Llapit, fitues i Kupës së Kosovës.
“Sot e përcollëm për në banesën e fundit të ndjerin, Alush Batatina.
Alushit i jepet lamtumira e fundit
Në mesin e shumë njerëzve nga vendi e diaspora, Alushit të ndjerë iu dha lamtumira e fundit.
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë edhe Presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi, Nënkryetari i FFK-së, z. Agim Dibrani si dhe Drejtori i DKRS të Komunës së Podujevës, z. Pajtim Balaj.
Alushi do jetë përherë në mendje dhe zemrat tona, atë do ta kujtojmë për virtytet e tij të larta dhe personalitetin e një njeriu të dashur nga të gjithë.
Në shenjë respekti nga skuadra, tre kapitenët e ekipit, Bujar Idrizi, Benjamin Emini dhe Kushtrim Shabani vendosën kurora lulesh pranë varrit të të ndjerit.
Allahu u dhuroftë forcë e durim familjarëve të tij për këtë humbje të madhe të familjes Batatina!”, - njofton KF Llapi.