Sot u varros Alush Batatina.
Në varrim morën pjesë një numër i madh i qytetarëve, duke ia dhënë lamtumirën e fundit Alushit, që kontriboi shumë në rritjen e KF Llapit të Podujevës.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i shpreh ngushëllime familjes Batatina.
“Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Alush Batatinës; e nderuar Familje Batatina!
Lajmi për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Alush Batatina na pikëlloi pa masë, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.
Vdekja e tij ka lënë boshllëk jo vetëm në familjen Batatina, por edhe në KF Llapi dhe në tërë komunitetin e futbollit. Alushi si anëtar i kryesisë së klubit dha kontribut të çmuar në ngritjen dhe rritjen e KF Llapi, teksa me vizionin e tij të krijuar në vendet perëndimore bëri që klubi t’i arrijë sukseset më të mëdha në historinë e tij.
Alushi ishte njeri i urtë, i palodhshëm në punë dhe me vlera të mëdha, andaj si i tillë do të kujtohet përherë.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, shpreh ngushëllimet Agim Ademi, president i FFK-së.