Tirana është një nga skuadrat më të mira në sezon. Ajo do të luajë në transfertë kundër Bylisit në stadiumin “Adush Muça”, ku do të kërkojë një tjetër fitore.
Në kampionat ajo renditet në vendin e dytë me 12 pikë.
Në shtatë javë janë ekipi ka grumbulluar tri fitore, tri barazime dhe një humbje.
Golavarazhi është 13-6 me +7 gol. E veçanta është se 10 nga 13 golat i ka shënuar Redon Xhixha. Ai është mbreti i këtij sezoni, sepse veç 10 golave në shtatë ndeshje ka një asist dhe 751 minuta në fushën e lojës.
14 gola shënoi sezonin e shkuar Redon Xhixha me fanellën e Tiranës. Lojtari edhe vjet ishte vendimtar në shumë ndeshje që vendosën titullin.