Xhaka në super formë, Arsenali bën gati kontratën e re për të

Futboll

Xhaka në super formë, Arsenali bën gati kontratën e re për të

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 21:06
Xhaka

Granit Xhaka është duke kaluar një formë fantastike te Arsenali këtë sezon.

Sipas mediave britanike, Xhakës do t’i ofrohet kontratë e re, pasi kontrata aktuale i përfundon në vitin 2024.

Mesfushori shqiptar është një nga liderët e skuadrës dhe i pazëvendësueshëm për trajnerin Arteta.

Para një sezoni, ky trajner i mohoi kalimin te Roma e Mourinho. Topçinjtë, pas 9 javëve të para renditen në vendin e parë me 24 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat