Fushat e reja sportive sipas standardeve më të mira janë në tashmë në shërbim të profesionistëve dhe ekipeve të fëmijëve e moshave të reja në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale disa foto që tregojnë modelin e fushave të reja sportive në Tiranë.
Investimi në terrene të reja sportive në çdo zonë të kryeqytetit, por edhe të qyteteve të tjera synon inkurajimin e fëmijëve dhe të rinjve drejt aktivitetit fizik. Krijimi i hapësirave të tilla nxit dhe stimulon të rinjtë drejt një jete aktive dhe të shëndetshme.
Bashkia e Tiranës po vijon tashmë me fazën e dytë, atë të krijimit të fushave të mbuluara, në prag të stinës së dimrit. Këto fusha pritet të jenë një aset i madh që do i përdorin jo vetëm profesionistët, por edhe amatorët, kryesisht ekipet e fëmijëve dhe të moshave, pasi në Tiranë funksionojnë rreth 250 shoqata.
Në të gjitha fushat do të përdoret ndriçim LED, për të kursyer energji. Fushat e reja që po ndërtohen në kompleksin e pishinave do të jenë në dispozicion të shoqatave që përgatisin ekipet e të rinjve, por edhe për stërvitjen e sportistëve profesionistë.