Trajneri italian Antonio Conte duket se edhe disa sezona do ta drejtoj klubin anglez, Tottenham.
‘Spurs’ sipas mediave angleze, duan të rinovojnë kontratën me strategun italian.
Conte në qershorin që vjen mbyll kontratën me klubin anglez, por krerët e skuadrës angleze, thuhet se janë duke përgatitur kontratën e re për italianin.
Pushimi gjatë kupës së Botës ‘Katar 2022’, nga Tottenham shihet moment i duhur për të zyrtarizuar marrëveshjen e re mes skuadrës angleze dhe italianit Conte.
Në kontratën e re, siç raportohet, do të ketë rritje të pagës për tekniku italian.