Barcelona do të tentojë të nënshkruajë me mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme, raporton ‘Mundo Deportivo’.
Mbrojtësi i ‘Nerazurëve’ vëzhgohet nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë edhe Barcelonën.
Kontrata e Skriniar me Interin skadon në qershor të vitit 2023, dhe katalonasit synojnë të transferojnë lojtarin në ‘Camp Nou’ me parametra zëro.
Skriniar konsiderohet një nga lojtarët më të mirë te skuadra e Diego Simeone.
Ineri ende nuk ka nisur negociatat me lojtarin për rinovimin e kontratës së re.