Drita dhe Prishtina janë në epërsi 

Futboll

Drita dhe Prishtina janë në epërsi 

Nga: K. Goca Më: 15 tetor 2022 Në ora: 13:45
Prishtina

Drita po tregon lojë të mirë dhe po udhëheq me rezultat 1:0 ndaj Dukagjinit, në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Ardian Limani në minutën e 6-të realizoi për skuadrën nga Gjilani.

Prishtina udhëheq me rezultat 1:0 ndaj Ferizajt, në takimin që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Leotrim Kryeziu ka shënuar në minutën e 6-të pas një gabimit të portierit Rexhepi.

Prishtina pati disa raste të mira në pjesën e parë por edhe Astrit Fazliu i Ferizajt lëshoi një mundësi të artë për të barazuar rezultatin.

Ndeshjet janë të javës së 11-të të elitës së futbollit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat