Drita e Gjilanit vazhdon me serinë e shkëlqyeshme të rezultateve të elitës së futbollit të Kosovës.
Skuadra nga Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Dukagjinit, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Vendasit orvaten deri në fund por nuk ia dolën që të barazojnë rezultatin.
Ardian Limani në minutën e 6-të realizoi për fitoren e Dritës.
Në minutën e 89-të, Besnik Krasniqi i Dritës u përjashtua me karton të kuq, pas një gjesti josportiv ndaj Millakut të Dukagjinit.
Drita kryeson me 27 pikë dhe Dukagjini është në vend të nëntë të renditjes me 8 pikë.